Krahasuar me vitin 2005, penetrimi i kompjuterave në familjet shqiptare është rritur me
më shumëse dy herë ndërkohë që 15.6 në 100 familje shqiptare zotërojnë një kompjuter personal.
Sipas të dhënave më të fundit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU)
dhe Bankës Botërore, 11.7% e familjeve kanë në shtëpinë e tyre një lidhje interneti.
Në Maqedoni, 60.3% e familjeve zotërojnë kompjuter, ndërsa 49.2% e tyre kanë lidhje interneti në shtëpi.
I vetmi vend që ndodhet mbrapa Shqipërisë është Kosova, ku 11.3% e familjeve kanë një kompjuter personal në shtëpi, ndërsa 7.5% e familjeve kanë një linjë interneti./Indeksonline/