Supermani nga Filipinet (Video)




Filipinasi Herbert Chavez në 16 vitet e fundit iu është nënshtruar 19 ndërhyrjeve
 plastike që të duket si heroi i tij i preferuar, Superman.
35-vjeçari ka shpenzuar rreth 7.000 dollarë në këto operacione, që sipas 
standardit në Filipine, konsiderohet një pasuri e madhe.

Megjithatë, sot Chavez ec me krenari nëpër rrugë i veshur si superheroi dhe 
përpiqet që t’i mbështesë dhe t’i argëtojë fëmijët.

“Ndjehem si një superhero secilën herë kur e vesh kostumin.
 Misioni im nuk është që ta shpëtoj botën, por të gjej mënyrën që t’u
 ndihmoj dhe t’ua kthej buzëqeshjen fëmijëve lokalë”.

“Aspak nuk pendohem (për operacionet). Njerëzit vazhdimisht më ndalin 
dhe duan të fotografohen me mua. Janë të mahnitur kur e shohin 
Supermanin në Filipine”, ka thënë Chavez. /Telegrafi/