Një mysafir i paftuar ka ndalur për disa çaste ndeshjen e kampionatit
belg mes Lovanios dhe Genk e përfunduar në shifrat 1-4.
Ujitësit automatikë të ujit dolën papritur mbi fushë duke nisur
punën e tyre por jo në momentin e duhur.
Por as kjo ndërprerje e ndeshjes në minutën e 75-të nuk e ndihmoi
skuadrën vendase që ti shmangej humbjes.
megjithatë ky moment u përdor për pak freskim mes lojtarëve duke
parë që temperaturat ishin mjaft të larta.
”Është i programuar sistemi që të ujitet fusha në mëngjes dhe në mbrëmje,
çdo ditë. Ne thjesht kemi harruar që në atë orë do të zhvillohet ndeshja”,
deklaroi përgjegjësi i stadiumit “Den Dreef”, Albert Vanvlasselaer.