Goditja në tru ose siç njihet ndryshe mpiksja e gjakut ne tru është e rrezikshme ne të shumten e rasteve, por gjithsesi duhet të tregohemi të vemendshem e të kujdesshëm. Nëse i kushtoni vetëm një minutë kohë për të lexuar këtë shkrim,do të mësoni si të identifikoni shenjat e një goditje në tru.
Një neurolog thotë se në qoftë se ai mund të marrë një viktimë që ka pësuar goditje brenda 3 orësh, ai mund t’i eleminojë efektet e një goditje … totalisht. Ndodh që disa persona të goditur në tru nuk vdesin në vend. Ato përfundojnë në një gjendje të pashpresë, që për momentin mund të mos duket problem por në fakt mund ti kushtojë atij jetën. E nëse ju e kuptoni menjëherë këtë gjendje mund të parandaloni një fatkeqësi.
Si ta njohim një goditje ne tru?
Ndonjehere simptomat e një goditje janë të vështira për t’u identifikuar. Fatkeqësisht, mungesa e vetëdijes parashikon katastrofë. Viktimat e goditjes mund të vuajnë dëme të rënda në tru kur njerëzit pranë tyre dështojnë të njohin simptomat e një goditje.
Nëse ju ndodh që të shihni dikë të pësojë një rënie apo aksident sado i vogël qoftë ai, mjafton ti bëni 3 pyetje të thjeshta.
Tani mjekët thonë se çdokush mund të njohë një goditje duke i pyetur këto pyetje:
1.Kerkojini personit të Buzëqeshë.
2.Kërkojini personit të thotë një fjali të thjeshtë (koherente) (p.sh. supë pule)
3.Kerkojini atij te ngreje lart të dy krahet.
Nese ai ose ajo ka probleme me njeren nga keto, telefononi numrin e urgjencës dhe përshkruani menjëherë simptomat.
Shenje e re e një goditje — nxirrni jashte Gjuhën
Nje tjetër “shenjë” e një goditje është kjo: Pyetni personin që te “nxjerrë” jashtë gjuhën e tij. Nëse gjuha është e “shtrembër”, në qoftë se ajo shkon në një anë ose tjetren, është gjithashtu një tregues i një goditje.