Një video mbresëlënëse të bën që për një moment të ndihesh një shqiponjë në fluturim
dhe ta shohësh botën me sytë e saj të mprehtë.
Pamjet janë marrë në alpet e franceze, përmes instalimit të një kamere të vogël në krahët e saj.
Ky xhirim i shkurtër tregon se me sa lehtësi dhe elegancë spektakolare shpendi realizon një proces fluturimi.
Siç transmeton Start, imazhet janë aq të jashtëzakonshme sa shumë njerëz që e kanë parë videon pretendojnë se ajo është e montuar përmes ndonjë programi teknologjik. Disa të tjerë thjesht e admirojnë duke u mahnitur me bukuritë e malit Mont Blanc. /Telegrafi/