Një lopë që ka rënë nga çatia e një shtëpie në fshatin brazilian të Karatingës ka lënë të vdekur një burrë i cili po qëndronte shtrirë në divan.
Lopa që peshonte rreth 1 ton ishte duke kullotur në një kodër pas shtëpisë së vogël dhe ka shkelur mbi çatinë e shtëpisë së vogël duke e rrëzuar atë.
45-vjeçari Joao Maria de Souza u dërgua në spital, por vdiq një ditë më vonë si pasojë e hemorragjisë së brendshme.
Mediat lokale bëjnë të ditur se një incident i tillë ndodh për herë të tretë në tre vitet e fundit në këtë fshat.
Në dy rastet e mëparshme nuk ka pasur viktima./TCH/