Format në fakt kujtojnë një shumkëndësh format e cilit janë të veçanta dhe sigurisht ndoshta mund të jenë ato të iPhone 6. Sipas këtij koncepti iPhone 6 do të ketë edhe shumë sensorë të tjerë në krahasim me ato që ka iPhone 5. Gjithashtu do të ketë edhe 4 altoparlantë mjaft cilësorë si dhe fotokamerën ballore dhe atë mbrapa të rrethuara nga një kornizë metalike rrethore.
Përsa i përket trashësisë, iPhone 6 do të jetë disa milimetra më i hollë se versioni 5 si dhe do të ketë një ekran më të madh. Gjithsesi ky është një koncept dhe të gjitha specifikimet që ju sollëm nuk janë zyrtare nga Apple. /iPhoneAlbania